Takimi i Ramës me grupin parlamentar socialist, zbardhet agjenda, të pranishëm do jenë edhe ministrat Në ditën e dytë të samit Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi organizuar prej presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyam, kryeministri Edi Rama, bëri batuta me moderatorin me origjinë greke, e vazhdoi atë kur iu tha se kishte 14 minuta kohë bashkë me Milojko Spajic kryeministër i Malit të Zi për të folur për çështje të lidhura me energjinë e rinovueshme.
“Ambicia jonë është që së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë të kemi një bashkëpunim trepalësh, të krijojmë një bazë të ngarkesës në Shqipëri, Dr. Sultan, Zoti e bekoftë, po synon që të mbërrijmë në tre giga dhe përmes kabullit ndërlidhës me Italinë, t’i shërbejmë Evropës me energji të gjelbër dhe së bashku me miqtë tanë arabë, të bëjmë para’ për t’ia shitur pra Evropës”, tha Rama.
Kur kryeministrit të Shqipërisë iu përmend vlera 1 miliard dollar e këtij projekti trilaterial nga moderatori i bashkëbisedimit, Edi Rama shpjegoi se përse nuk mund ta konfirmonte.
“Jo, edhe një herë numërove si grek. Kur flisni për paratë tuaja, i shtoni 3 zero. Kur flisni për paratë e të tjerëve, hiqni tre zero. Këtë bëni. Ja pse BE ju do kaq shumë. Shifrën e saktë nuk kam ndërmend t’ua them sepse nuk e kam marrë akoma lejen nga Dr. Sultani se nuk do që t’i tremb italianët, duke qenë se kanë gjithmonë probleme me buxhetin e tyre”, tha Rama.
Duke përfshirë në debatin e integrimit europian Milojko Spajic kryeministërin e Malit të Zi, kryeministri Edi Rama i tha.
“Nuk dua t’i ha kohën këtij vendi “të madh” të Malit të Zi. Mali i Zi ‘’është vendi më i madh’’ në rajonin tonë dhe ka 50 milionë qytetarë. Ne jemi vend i vogël. Shqipëria është pak më e madhe, Mali i Zi është më i madh. Në rast larg qoftë BE do të dështojë, Brukseli i ri do të jetë Podgorica, prandaj jemi dhe kaq ngushtë, prandaj dhe tregoheni kaq të mirë për 500 milionë njerëz Podgorica do jetë kryeqytet dhe Mali i Zi në qendër. Këtu e dëgjuat për herë të parë”, tha Rama.
Ky samit në Abu Dhabi kishte si kryefjalë të diskutimeve energjinë e rinovueshme ku investitorët arab synojnë të udhëheqin zhvillimet në sektorin energjetik.
Top Channel