Pas shkarkimit nga Los Blancos, Xabi Alonso: Të punoja te Reali i Madridit ka qenë një nder dhe një përgjegjësi’
Pas shkarkimit të Xabi Alonsos nga posti i trajnerit të Real Madridit, emri i Jürgen Klopp u përmend si një nga kandidatët e mundshëm për ta zëvendësuar atë.
Megjithatë, trajneri gjerman ka hedhur poshtë këto spekulime, duke theksuar se nuk ka interes për drejtimin e klubit madrilen.
Në një prononcim për ServusTV, ish-trajneri i Borussia Dortmund dhe Liverpool u shpreh se është i kënaqur me rolin e tij aktual si Drejtor i Futbollit Global te Red Bull. “Kjo nuk ka asnjë lidhje me mua dhe nuk më ndikon fare. Jam në vendin e duhur për mua,” deklaroi Klopp.
Klopp foli edhe për largimin e Xabi Alonsos nga Real Madridi, duke shprehur keqardhje për ish-trajnerin e Bayer Leverkusen. Ai theksoi se largimi i tij pas vetëm gjashtë muajsh tregon se situata në klub nuk ishte ideale. Sipas Klopp, pasardhja e një trajneri legjendar si Carlo Ancelotti dhe përpjekja për të ndryshuar një sistem tashmë të konsoliduar e bënë detyrën shumë të vështirë për Alonson.
“E ndiej shumë për të, sepse mendoj se është një trajner i shkëlqyer,” u shpreh Klopp.
58-vjeçari ka rreth një vit që ka nisur punën në rolin drejtues te Red Bull, ku mbikëqyr projektet futbollistike të kompanisë në nivel global.
Top Channel