Stanet nën ‘pushtetin’ e ujit në Fier, banori: Niveli i ujit arriti në 1 metër
13/01/2026 11:59
Reshjet e dendura dhe prurjet shkaktuan përmbytje me pasoja për banorët e fshatit Hasturkas, njësia administrative Libofshë, Fier.
Një qytetar, i cili është dhe bari, tregon për Top Channel situatën në toka të përmbytura dhe stanet nën uji.
Ai shprehet se niveli i ujit arriti deri në 1 metër, ndërsa shprehu falënderimin për autoritetet që e ndihmuan për të shpëtuar delet.
“Dolën të gjitha delet. Falënderoj autoritetet që më ndihmuan. Situata ishte e keqe. Niveli i ujit shkoi në një metër. Prej dy ditësh është ky nivel uji”, shprehet qytetari.
Top Channel