Lara Colturi nuk shkoi më shumë se vendi i 26 në zbritjen e parë të garës së Slalomit në ndalesën e radhës së Kupës së Botës së Skive Alpine në Flachau të Austrisë. Skiatorja kuqezi e përshkoi pistën në këtë zbritje me kohën 58.88 sekonda, 2.66 sekonda më shumë se fituesja Mikaela Shiffrin.

Lara Colturi e nisi mjaft mirë garimin e saj një këtë zbritje, por një gabim i bërë prej saj pak më vonë bëri që ajo të humbasë kohë, por 19 vjeçarja gjithsesi arriti të mbyllë garimin e saj në vendin e 16 së bashku me austriaken Katharina Huber duke siguruar kështu edhe pjesëmarrjen në zbritjen e dytë të kësaj disipline sportive që do të jetë në orën 20:45.

Përsa iu përket vendeve të para, Mikaela Shiffrin e fitoi zbritjen e parë me 56.22 sekonda e ndjekur në vendin e dytë nga Paula Moltzan, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua austriakja Katharina Truppe

Top Channel

DIGITALB DIGITALB