Lara Colturi u pozicionua mes 10 më të mirave në ndalesën e radhës së Kupës së Botës në Skitë Alpine në Flachau të Austrisë në disiplinën e slalomit. Skiatorja kuqezi u rendit në vendin e tetë në përfundim të të dy zbritjeve me kohën e përgjithshme 1 minutë 52 sekonda e 65 të qintat.

Lara Colturi bëri një zbritje të dytë të jashtëzakonshme në këtë ndalesë duke realizuar kohën 53.77  sekonda që ishte edhe më e shpejta përsa i përket kësaj zbritje të dytë.

Skiatorja 19 vjeçare mund të kishte regjistruar një rezultat akoma më të lartë dhe të ngjitej në podium  por u penalizua nga një gabim i bërë në zbritjen e parë që e pozicionoi në vendin e 16 me 58.88 sekonda. Në këtë zbritje, Lara Colturi e nisi mjaft mirë garimin e saj por ai gabim i bërë prej saj pak më vonë bëri që ajo të humbasë kohë dhe në fund e gjithë kjo kushtëzoi edhe kohën e përgjithshme të saj në përfundim të të dy zbritjeve.

Përsa i përket garës pas dy zbritjeve, podiumi nuk ndryshoi nga zbritja e parë, Mikaela Shiffrin triumfoi duke lënë pas Paula Moltzan në vendin e dytë dhe Katharina Truppe në të tretin. Gjithsesi me këtë vend të tetë, Lara Colturi arriti të grumbullojë 32 pikë për klasifikimin e përgjithshëm me 19 vjeçare që shkon në 434 pikë por mbetet në vendin e 9, ndërsa në krye të klasifikimit është dominuesja e sportit të Skive Alpine, Mikaela Shiffrin me 923 pikë e ndjekur nga Camille Rast në vendin e dytë me 753, ndërsa në vendin e tretë tani është Paula Moltzan me 502 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB