Sulmet ruse në rrjetin energjetik në Ukrainë, qindra mijëra banorë mbeten në errësirë dhe në të ftohtë Departamenti Amerikan i Shtetit ka shënuar një rekord historik anulimi të vizave, duke revokuar mbi 100 mijë viza për shtetas të huaj vetëm gjatë vitit 2025, më shumë se dyfishi i anulimeve të vitit 2024, viti i fundit i administratës së Presidentit Joe Biden, sipas një raportimi të FOX News.
Ky shpërthim anulimesh vjen menjëherë pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump, i firmosur që në ditën e parë të mandatit të tij, për forcimin ekstrem të verifikimeve ndaj shtetasve të huaj. Gjatë vitit 2024 ishin anuluar më pak se gjysma, apo rreth 40 mijë viza. Pjesa dërrmuese e anulimeve lidhet me viza turistike dhe biznesi, kryesisht për shkak të qëndrimit përtej afatit të lejuar. Por goditja nuk ka kursyer as kategoritë e tjera: rreth 8,000 studentë dhe 2,500 punëtorë të specializuar kanë humbur statusin e tyre ligjor në SHBA.
Sipas Departamentit të Shtetit, shumica e studentëve dhe punëtorëve të prekur kishin probleme me ligjin. Në mesin e punëtorëve të specializuar, 50% e anulimeve lidhen me arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 30% me akuza për dhunë fizike, sulm apo ndalim të paligjshëm, ndërsa 20% për vepra të rënda si vjedhje, abuzim me fëmijë, përdorim dhe shpërndarje droge, mashtrim financiar dhe përvetësim fondesh. Autoritetet bëjnë të ditur se rreth 500 studentë kanë humbur vizat për posedim dhe shpërndarje narkotikësh, ndërsa qindra punëtorë të huaj janë përjashtuar për shkak të dyshimeve për abuzim me fëmijë. Në gusht 2025, administrata Trump ndërmori një hap edhe më drastik, duke njoftuar rishikimin e të gjitha 55 milionë vizave amerikane aktive, një operacion i konsideruar ky s ii paprecedent në historinë e emigracionit amerikan.
Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka vendosur standarde shumë më të ashpra për pajisjen me viza, ndërsa zëvendëszëdhënësi kryesor i Departamentit, Tommy Piggott, deklaroi se administrata do të zbatojë një politikë të verifikimit të vazhdueshëm dhe të pandërprerë.
Top Channel