E bujshme te Milani, talenti nga Kosova i bashkohet skuadrës së të rinjve
Pas afrimit të Jonathan David në merkaton e qershorit, Juventusi po vijon strategjinë e tij duke u fokusuar te lojtarët e lirë.
Emri më i fundit në listën e menaxhmentit bardhezi është Oscar Mingueza, mbrojtësi spanjoll që aktualisht aktivizohet te Celta Vigo.
Ish-lojtari i Barcelonës, kontrata e të cilit skadon në qershor 2026, shihet si një profil shumë i përshtatshëm për skuadrën e Torinos. Juventusi synon ta afrojë Minguezan si transferim të lirë, duke e pasur në dispozicion që në afatin e ardhshëm.
Mingueza, i cili në maj mbush 27 vjeç, ka një eksperiencë të konsiderueshme, me mbi 220 paraqitje në futbollin profesionist dhe është rikthyer së fundmi edhe në vëmendjen e kombëtares spanjolle. Ai spikat për polivalencën, pasi mund të luajë si mbrojtës i djathtë, mbrojtës krahu apo edhe si qendërmbrojtës në skema me tre ose katër lojtarë në prapavijë.
Trajneri Luciano Spalletti është në kërkim të një lojtari me këto karakteristika, pasi nuk ka qenë plotësisht i bindur nga João Mário. Për këtë arsye, drejtori sportiv i Juventusit, Marco Ottolini, ka udhëtuar në Spanjë për të ndjekur nga afër ndeshjen Sevilla–Celta Vigo, ku vëmendja ishte e përqendruar pikërisht te mbrojtësi spanjoll.
Në rast se pista Mingueza nuk konkretizohet, Juventusi ka si alternativë Noussair Mazraoui, mbrojtësin maroken të Manchester United, i cili prej kohësh ndodhet në periferi të skuadrës angleze.
Top Channel