E bujshme te Milani, talenti nga Kosova i bashkohet skuadrës së të rinjve
Hakan Calhanoglu ka pësuar një tërheqje muskulore në soleusin e majtë, duke vënë në dyshim praninë e tij në disa nga ndeshjet më të rëndësishme të ardhshme. Mesfushori turk u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 87-të të përballjes ndaj Napolit, pasi ndjeu shqetësime në pulpë.
Pas kontrolleve mjekësore të kryera sot, është përjashtuar çdo dëmtim serioz, por testet konfirmuan një tendosje muskulore që do ta mbajë Calhanoglun jashtë fushave për disa ditë. Lojtari iu nënshtrua rezonancës magnetike në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano, ku u konstatua problemi në muskulin soleus të majtë. Gjendja e tij do të monitorohet dhe rivlerësohet në ditët në vijim.
Si pasojë e këtij dëmtimi, Calhanoglu do të mungojë me siguri në ndeshjet kundër Lecces dhe Udineses. Më e rëndësishmja, ai nuk do të jetë në dispozicion as për sfidën vendimtare të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit, e planifikuar për 20 janar, një goditje e fortë për trajnerin Cristian Chivu dhe stafin teknik.
Koha e rikuperimit për një dëmtim të tillë zakonisht varion nga 10 deri në 15 ditë, por duke qenë se bëhet fjalë për një zonë delikate, kërkohet kujdes maksimal. Rikthimi i Calhanoglut pritet më herët në ndeshjen kundër Pizës më 23 janar, ndërsa një paraqitje në transfertën ndaj Dortmundit më 28 janar shihet si më e mundshme. Alternativë mbetet edhe rikthimi i plotë për sfidën kundër Cremoneses më 1 shkurt.
Top Channel