I akuzuar për katër vrasje dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, arratiset nga spitali i Durrësit i burgosuri Altin Ndoci

13/01/2026 13:34

Një i burgosur, i shtruar në pavijonin e infektivit në spitalin e Durrësit për probleme shëndetësore, dyshohet se është arratisur.

Ngjarja mbetet ende zyrtarisht e pakonfirmuar nga autoritetet po sipas informacioneve paraprake, personi i dyshuar si i arratisur është Altin Ndoci, i arrestuar më herët nga SPAK.

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet përkatëse lidhur me rrethanat e ngjarjes apo masat e marra pas dyshimeve për arratisjen.

Ndoci konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore ndërsa akuzohet nga SPAK për përkrahja e autorit të krimit, konkretisht shtetasit Talo Çela, gjatë viteve 2020 – 2021 në qytetet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, në lidhje me vrasjen e Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia, Besmir Haxhia e Viktor Haxhia.

Po ashtu ai akuzohet për “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një  herë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB