Foto/ Sean Penn kapet duke pirë duhan në sallën e ceremonisë së ndarjes së çmimeve Golden Globes

13/01/2026 22:12

Sean Penn u kap duke pirë duhan gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Golden Globes 2026, në një foto të postuar në internet.

Aktori u pa duke pirë duhan brenda sallës së ceremonisë në Beverly Hilton në Los Angeles të dielën, më 11 janar, ku u nominua për filmin “One Battle After Another” dhe u ul në të njëjtën tavolinë me bashkë-yllin e tij, Leonardo DiCaprio.

Një foto e postuar në X nga gazetari i Wall Street Journal, Ben Fritz, tregon Penn duke pirë duhan ndërsa Kate Hudson dhe DiCaprio bisedojnë në sfond. “Kjo nuk mund të jetë e ligjshme”, shkroi ai. Vanity Fair raportoi gjithashtu se një regjisor që mori pjesë në ceremoni tha se Penn “ndezi një cigare brenda teatrit, në tavolinën e tij”, ndërsa të ftuarit e tjerë kërkonin një vend për të pirë duhan jashtë.

Shihni foton

Imazhi u ripostua edhe nga llogari të tjera në Instagram, me mbishkrimin: ” Sean Penn duke pirë duhan brenda vendit të ndarjes së çmimeve Golden Globes? Gjëra të pabesueshme “. Aktorja e “Hacks”, Hannah Einbinder, komentoi: “ E pashë me sytë e mi ”, duke mohuar kështu spekulimet nëse imazhi është produkt i inteligjencës artificiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB