Kërcënoi me ndërhyrje ushtarake, Trump: Irani po kërkon bisedime
Situata në qarkun e Gjirokastrës po vjen drejt normalizimit.
Moti paraqitet i kthjellët, ndërsa temperaturat kanë shënuar rënie të ndjeshme.
Rruga e Qafës së Çajupit vijon të jetë e bllokuar në Gjirokastër. Edhe sot do të vijojë puna nga kontraktori dhe UK Gjirokastër për hapjen e saj. Bashkia do të vazhdojë punën për largimin e inerteve në lagjet Dunavat dhe Manalat, si dhe në përroin e Sopotit në fshatin Lazarat. Problemë raportohet edhe në fshatin Nokovë, njësia administrative Lunxhëri.
Bashkia Libohovë
Në Njësinë Administrative Zagori, rrugët hyrëse të fshatrave Zhej, Lliar dhe Topovë vijojnë të jenë të bllokuara për shkak të rrëshqitjeve të dherave. Formacionet janë të paqëndrueshme dhe po shqyrtohen mundësitë për ndërhyrje.
Bashkia Memaliaj
Në Njësinë Administrative Memaliaj (fshat), një rrugë e brendshme vijon të jetë e bllokuar, duke izoluar 5 banesa.
Në Njësinë Administrative Luftinjë, në fshatin Tosk-Martalloz, rrëshqitja e dherave në fund të lagjes Kërvaçkaj rrezikon një banesë. Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja me mjete është e pamundur.
Në Njësinë Administrative Krahës, në fshatin Levan, ka përsëritje të rrëshqitjeve të dherave.
Në bashkinë Dropull nuk raportohen problematika.
Bashkia Përmet
Sipas planit të bashkisë, vijon puna për pastrimin e dherave në pjesën e sipërme të lagjes Sede, në qytetin e Përmetit.
Bashkia Këlcyrë
Rruga e fshatit Luar, Njësia Administrative Sukë, është e bllokuar nga dherat.
Gjithashtu, rruga e fshatit Psar, Njësia Administrative Ballaban, është e bllokuar nga rrëshqitjet. Për shkak të rritjes së nivelit të lumit Dëshnicë, fadroma nuk mund të ndërhyjë, ndërsa puna do të nisë sapo të ulet niveli i ujit.
Bashkia Tepelenë
Akset rrugore Salari–Nivicë dhe Dukaj–Sinanaj janë momentalisht të paaksesueshme për shkak të rrëshqitjeve dhe prurjeve të shumta. Problemë paraqet edhe aksi Subash–Hormovë (rruga e vjetër), si dhe rruga e brendshme e varrezave Turan, Njësia Administrative Qendër.
Në aksin Tepelenë–Gjirokastër, pranë zonës së Shkallës së Zezë, vijon puna për pastrimin, ndërsa qarkullimi kryhet me një korsi.
Në Memaliaj, niveli i ujit shënon 3.5 metra. Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën dhe mbeten në gatishmëri.
Top Channel