Sherr i rëndë në Lezhë, vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PS bëjnë për spital dy kushërinjtë, konflikti nisi për ‘zhurmën’ në lokal
Nga ceremonia e nisjes së punimeve për ndërtimin në Tropojë të një parku Eolik i cili pritet të prodhojë 600 MW energji të rinovueshme, nga një kompani amerikane, kryeministri Edi Rama tha se “ky është një zhvillim i rëndësishëm për të përmbushur synimin që Shqipëria të jetë vend sovran në prodhimin e energjisë”.
“Koha kur Shqipëria duhet të dali në treg për të blerë energji po shkon drejt fundit dhe ne do të jemi në kategorinë e jo shumë vendeve që gëzojnë pavarësi të plotë kur vjen puna te prodhimi i kësaj lënde vitale për organizmin e një shteti.
Kjo për rezultat i investimeve, i një vizioni, i një programi i dhe i një përpjekjeje të përditshme nga ministra e Energjisë. Uji do të mbetet burimi kryesor i prodhimit, por energjia e diellit dhe erës kanë filluar të zënë vendin e tyre, vend që deri në fund të kësaj dekade, do të jetë 30%”, tha Rama.
Me këtë 30% theksoi kryeministri Edi Rama, do të kemi plotësisht të garantuar që sistemi ynë do të jetë i vetëmjaftueshëm dhe do të prodhojmë përtej nevojave duke mundësuar eksportin.
Top Channel