Bullgari/ Zhelyaskov nuk formoi dot një qeveri të re, zgjedhjet e parakohshme janë përsëri të mundshme Hamasi jep shenja tërheqjeje: Grupi palestinez ka pohuar se kur kontrollin e Rripit të Gazës ta marrë komiteti drejtues i parashikuar në planin e paqes të Donald Trump, atëherë Hamasi do të shpërndajë qeverinë e tij.
Kështu bën të ditur Associated Press, duke cituar një zyrtar të lartë të grupit militant. Megjithatë, ende nuk është përcaktuar një datë e saktë për këtë kalim të pushtetit, edhe sepse as Hamasi dhe as Autoriteti Kombëtar Palestinez nuk kanë shpallur emrat e personave që do të bëhen pjesë e ekzekutivit të ri të Gazës.
Nuk është ende e qartë se çfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm. Duke filluar nga nevoja ose jo për një miratim amerikan dhe izraelit lidhur me personat e përzgjedhur si anëtarë të Këshillit të Paqes së Gazës, i cili duhet të mbikëqyrë qeverinë dhe aspekte të tjera të armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor, përfshirë çarmatimin e Hamasit dhe dërgimin e një force ndërkombëtare sigurie. Ndërkohë, Hamasi ka ndërmarrë hapa paraprakë duke dhënë “udhëzime për të gjitha institucionet dhe agjencitë qeveritare që të përgatiten të transferojnë të gjitha kompetencat e tyre”, siç deklaroi në një videomesazh zëdhënësi Hazem Kassem.
“Ky vendim është i qartë dhe përfundimtar, dhe ka gjithashtu udhëzime për të lehtësuar suksesin e punës së kësaj agjencie palestineze, në përputhje me interesin më të lartë kombëtar”. Marrëveshja është ende në fazën e parë.
Një zyrtar egjiptian poho për Associated Press se Hamasi është duke u përgatitur të dërgojë një delegacion për bisedime me zyrtarë nga Egjipit, Katari e Turqia për të kaluar në fazën e dytë.
Top Channel