Serie A, Juventus dhuron spektakël ndaj Cremonese, gara për titull, gjithnjë e më e zjarrtë
Moderatorja e njohur e DAZN, Diletta Leotta, ka tërhequr vëmendje të madhe teksa prezantoi përballjen mes Interit dhe Napolit në Serie A.
Prezantuesja italiane u shfaq me një veshje elegante, duke ndarë edhe një video me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram për të promovuar ndeshjen e shumëpritur.
Leotta ishte pjesë e panelit analitik së bashku me legjendën e futbollit italian Massimo Ambrosini, gazetarët Andrea Marinozzi dhe Ciro Ferrara, ish-lojtar i Napolit, Juventusit dhe kombëtares italiane. Të katërt patën mjaft për të komentuar, pasi sfida në “San Siro” përfundoi në barazim spektakolar 2-2.
Scott McTominay ishte protagonisti i Napolit, duke shënuar dy gola për të barazuar avantazhin e Interit, i cili realizoi me Federico Dimarco dhe Hakan Çalhanoglu. Ndeshja u shoqërua edhe me tensione të forta, që kulmuan me përjashtimin e trajnerit Antonio Conte, i cili u ndëshkua me karton të kuq pas një debati të ashpër me arbitrin e katërt.
Pas këtij rezultati, Interi ruan avantazhin prej katër pikësh ndaj Napolit në garën për titull, ndërsa AC Milan ndodhet vetëm një pikë përpara skuadrës së Contes.
Jashtë ekranit, Diletta Leotta është e martuar me ish-portierin e Liverpoolit, Loris Karius. Çifti, i cili ka një vajzë, jeton aktualisht një marrëdhënie në distancë për shkak se Karius aktivizohet në Gjermani me Schalke, ndërsa Leotta vazhdon angazhimet e saj profesionale në Itali.
Top Channel