Barcelona përgatitet për goditjen e bujshme në merkato, katalanasit nisin nga puna për transferimin e yllit të mbrojtjes në Premier League

12/01/2026 17:40

Mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Micky Van de Ven, është shndërruar në një nga objektivat e Barcelonës për merkton e transferimeve.

Lajmi raportohet nga media spanjolle SPORT, e cila thekson se katalanasit po shqyrtojnë disa mbrojtës të majtë qendrorë për të përforcuar repartin defensiv.

Përveç Van de Ven, në listën e Barcelonës janë edhe emra të njohur si Alessandro Bastoni, Nico Schlotterbeck dhe Marc Guehi. Megjithatë, mbrojtësi holandez i Spurs thuhet se është i interesuar për një transferim drejt “Camp Nou”.

Sipas raportimeve, Tottenham vlerëson kartonin e Van de Ven në rreth 65 milionë euro, shifër që mund të përbëjë një sfidë për financat e klubit katalanas.

Ndërkohë, Barcelona vjen në këtë situatë e motivuar edhe nga suksesi i fundit, pasi mbrëmë fitoi Superkupën e Spanjës, duke mposhtur Real Madridin me rezultatin 3-2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB