Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Nikols”, ndërsa bëhet me dije se drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale E.M., 37-vjeç është shoqëruar në Komisariat.

Rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Nikols”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 37 vjeç ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB