Zbulohet “shtëpia e barit” në Sarandë, sekuestrohen 250 rrënjë kanabis, një i arrestuar
Vijojnë kërkimet edhe sot për të dytën ditë, për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, të cilin dyshohet se e mori rrjedha e përroin në fshatit Dars të Klosit.
Ai ndodhej në automjet si pasagjer me shoferin 24-vjeçar, Andi Losha, kur mjeti kumbi kontrollin dhe ra në përrua. Losha arriti që të dalë nga makina dhe të mbijetojë, ndërsa 30-vjeçari dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit.
Për operacionin e gjetjes së trupit të tij, i përqëndruar pranë Urës së Halilit në Fullqet, sot marrin pjesë edhe Forcat e Armatosura, Forca Operacionale, Policia Ushtarake, Forca Bashkiake, MZSH e bashkisë Mat si dhe disa vullnetar.
Sipas policisë Losha u largua nga vendngjarja pa lajmëruar policinë dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit. Losha u arrestua nga policia dhe pas testit të alkoolit u konstatua se 24-vjeçari e kishte drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Top Channel