Video/ Barcelona superkampione e Spanjës, katalanasit mundin Realin në El Clasico dhe fitojnë trofeun e parë të sezonit

11/01/2026 22:04

Barcelona është fituesja e Superkupës së Spanjës, duke mundur Realin e Madridit në Xhedah me rezultatin 3-2.

Pjesa e parë ishte një spektakolare sidomos në minutat e fundit të saj. Barcelona ishte ajo që shënoi e para me Raphina në minutën e 36, por përgjigjja e Realit të Madridit nuk mungoi që barazoi me Vinicius në minutat shtesë që ishin vërtet shumë të çmendura. Robert Lewandowski riktheu Barcelonën në avantazh duke e cuar rezultatin në 2-1, por sërish Los Blancos u kundërpërgjigjën me Gonzalo Garcia dhe 45 minutat e para u mbyllën me barazimin 2-2.

Në pjesën e dytë, ishte sërish Raphinha, i cili me një goditje që u devijua nga mbrojtja në minutën e 76’, për të kaluar për herë të tretë në avantazh katalanasit.

Në fundin e takimit, skuadra e Hansi Flick u detyrua ta mbyllte sfidën me 10 lojtar, pas daljes me karton të kuq të De Jong pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Mbappe.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 16 Superkupave të fituara, ndërsa tani do të fokusohet në La Liga dhe Champions.

Rezultati:

Barcelona 3-2 Real Madrid

Raphinha 36′, 73′, Lewandowski 45+3′ / Vinicius 45+2′, Gonzalo Garcia 45+6′

Rastet Kryesore:

90+7′ Mbyllet sfida me fitoren 3-2 të Barcelonës!

90+1′ Akordohen 5 minuta shtesë.

90′ De Jong shkakton një ndërhyrje të rrezikshme dhe ndëshkohet me karton të kuq.

73′ Goool Barcelona 3-2/ Raphinha godet brenda zonës, topi devijohet dhe përfundon në rrjetë. (Video)

63′ Rodrygo godet me të djathtën brenda zonës, por ndalet nga Garcia.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+8′ Mbyllet pjesa e parë!

45+6′ Goool Real Madrid 2-2/ Huijsen godet me kokë dhe topi përplaset në traversë, më pas Gonzalo Garcia e shtyn drejt rrjetës. (Video)

45+3′ Goool Barcelona 2-1/ Pedri hedh një top në zonë për Lewandowskin, i cili me një gjuajtje me të djathtën mposht Courtois. (Video)

45+2′ Goool Real Madrid 1-1/ Vinicius i kalon të gjithë në zonë dhe me të djathtën ndëshkon Garcian. (Video)

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

36′ Goool Barcelona 1-0/ Raphinha futet në zonë dhe goditja e tij shkon në cepin e portës. (Video)

27′ Raphinha godet me të majtën në hyrje të zonës, por Courtois e ndal.

14′ Vinicius niset me shpejtësi, futet në zonë dhe godet me të djathtën, por ndalet nga Garcia.

1′ Starton sfida!

Formacionet Zyrtare:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB