“I bëra motrës së tij një koment në Facebook”, punonjësi i policisë dhunon rëndë babë e bir në Fier, 46-vjeçari: Kërkoj drejtësi

11/01/2026 15:44

Altin Meçaj, banues në Vjosë njësia administrative Cakran, emigrant në Gjermani, është bërë pre e një sulmi të dhunshëm mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00

Kjo ka ndodhur pasi ka bërë një koment në Facebook, një bashkëfshatareje që sipas 46-vjeçarit tij është motra e një punonjësi policie në komisariatin e Fierit.

Ai rrëfen momentet e tmerrit ndërsa kërkon drejtësi. Ndërkohë, babai i tij 80- vjeçar, Ylli Meçaj po ashtu i dhunuar rëndë, tregon se si e ka gjetur të birin të mbuluar me gjak dhe pa ndjenja.

Ai thekson se kurrë më parë në fshat nuk kanë patur kontradikta me askënd. Ata apelojnë njëzëri për drejtësi.

Mbrëmë në orën 11 të natës kam qenë te një lokal dhe kam arritur në shtëpi. Kur isha te lokali më erdhi një mesazh kërcënues nga një like në Facebook. Ai është një bashkëfshatar i imi që sot është komandant grupi, a diçka e tillë këtu në Fier me forcat RENEA. Like i bëra motrës së tij në Facebook.

Kur shkova në shtëpi, ora 23:00 janë fikur dritat vetëm të shtëpisë time dhe jam thirrur në emër për të dalë jashtë. Ai më ka thirrur nga porta e shtëpisë. Unë dola, mendova se ishte vëllai. Mesazhi thoshte ‘nuk e di me kë je mpleksur’. Sa dal në derë më qëllojnë direkt dhe më përsërit mesazhin. Ishin të paktën 3 persona. Edhe pse ishte errësirë, vetëm atë kam njohur nga zëri. Më kanë rrëzuar për tokë pa ndjenja. Në qoftë për një like-n në Facebook apo një koment ka dhe falje, por që të arrijë në këtë fazë që të më bëjnë mua për spital., plus babain tim. Ai doli se dëgjoi zhurmë. Qelluan dhe babain, e canë në kokë.

Si ka mundësi një person i tillë që është komandant grupi e vjen me shokët. Mund të ishim ulur ta kishim sqaruar. Mund të kishim pirë një kafe ta kishim sqaruar. Njihemi kemi pasur marrëdhënie të mira. Nuk ka asgjë tjetër. Fredi Astrit Lamaj e ka emrin”, u shpreh ai.

Ndërsa i ati i tij, Ylli Meçaj u shpreh “Nuk kam pasur asnjëherë ngatërresa në fshat. Djali ka qenë emigrant që në vitin 1997. Djali shkonte çdo darkë të i vëllai në një lokal tek shkolla. Erdhi rreth orës 11:00 të darkës. Në këtë kohë u fikën dritat. Në këtë kohë dëgjoj zëra ‘Altin’. Kur u ngrita e pashë djalin të shtrirë pa ndenja fare dhe e godisnin me shqelma nga këmba dhe i kishin hipur mbi trup. Por nuk i pashë sesa persona ishin. I rashë djalit përsipër dhe bërtita, nuk kisha çfarë të bëja. Në këtë kohë më qëllojnë dhe mua, u lava në gjak.

Doja të lëvizja djalin nuk e lëvizja dot. Gruaja ulërinte. Erdhi djali i madh duke ulëritur. Sikur mos të kisha dalë unë, djali nuk do të ishte gjallë sot. Nuk njoha asnjë njeri. Kam dëmtime në kokë. Kërkojmë drejtësi se po më shuhet gjithë familja. Janë gjithë njerëzit e shokuar në shtëpi”, tha Ylli Meçaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB