Protestat në Iran, qëllohet për vdekje studentja 23-vjeçare. Zyrtarët e regjimit ndalojnë familjen ta varrosë në qytetin e lindjes
Presidenti amerikan Donald Trump ka “vendosur” të ndihmojë protestuesit në Iran, raportojnë media ndërkombëtare, duke iu referuar burimeve të njohura me diskutimet që po zhvillohen në Uashington.
Gazeta “Jerusalem Post” shkruan se Trump është zotuar për një formë ndërhyrjeje të SHBA-së, ndonëse ende nuk është përcaktuar mënyra dhe koha e saj.
“Trump në thelb ka vendosur t’i ndihmojë protestuesit në Iran. Ajo që ende nuk është vendosur është ‘si’ dhe ‘kur’”, kanë deklaruar burime pranë administratës amerikane për gazetën izraelite.
Raporti vjen në një kohë kur presidenti amerikan pritet të zhvillojë të martën një takim me këshilltarë të lartë për të diskutuar opsionet e mundshme të SHBA-së ndaj Iranit, ka bërë të ditur një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters.
Një ditë më parë, Trump publikoi një postim në platformën e tij Truth Social, ku shprehej se Shtetet e Bashkuara “janë të gatshme të ndihmojnë” Iranin, ndërsa vendi, sipas tij, kërkon liri “si kurrë më parë”. Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje konkrete dhe deri tani nuk e ka përmendur më tej çështjen e Iranit në postimet e tjera.
Top Channel