“Numri i të vdekurve mund të jetë edhe më i lartë”/ Demonstratat në Iran, mes 65 viktimave edhe një 5-vjeçar Kievi dhe qytete të tjera ukrainase janë përfshirë sërish nga sulme masive ruse me dronë dhe raketa, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe duke lënë disa zona të kryeqytetit pa energji dhe ngrohje.
Autoritetet ukrainase kanë aktivizuar alarmin ajror dhe mbrojtja ajrore po ndërhyn për të neutralizuar dronët dhe raketat që afrohen nga veri dhe juglindja.
Për shkak të përshkallëzimit të dhunës, Ukraina ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kërkesë e mbështetur nga disa vende europiane, përfshirë Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Greqinë.
Rusia pretendon se gjatë natës ka rrëzuar dhjetëra dronë ukrainas në disa rajone, ndërsa në rajonin e Volgogradit është regjistruar një zjarr i madh në një depo karburanti pas një sulmi me dronë ukrainas.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi gjithashtu negociatat për një marrëveshje tregtie të lirë me Shtetet e Bashkuara, që do të ofrojë zero tarifa doganore për disa industri dhe pritet të ndihmojë rimëkëmbjen ekonomike pas luftës.
“Marrëveshja parashikon heqjen e tarifave doganore me SHBA-të dhe do të aplikohet në disa rajone industriale të Ukrainës, duke i siguruar vendit përfitime shumë të rëndësishme krahasuar me fqinjët e tij. Detajet e propozimit uroj t`i diskutoj drejtpërdrejt me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Një marrëveshje e tillë do të përbënte gjithashtu një garanci të shtuar për sigurinë ekonomike të vendit”, u shpreh presidenti ukrainas.
Zelensky, qe shpreson të takohet me Trump ose në Shtetet e Bashkuara, ose në Davos, Zvicër, gjatë Forumit Ekonomik Botëror, përcolli edhe shpresën për një përgjigje nga Moska ndaj planit të tij të paqes me 20 pika dhe paralajmëroi se situata mbetet e tensionuar.
Shpërthime të reja janë regjistruar natën e kaluar në Kryvyi Rih dhe Dnipro, ndërsa qytetarët vijojnë të jetojnë nën alarme ajrore dhe frikën e sulmeve të papritura.
Top Channel