Marc Marquez vijon përgatitjet në prag të sezonit të ri të Botërorit të MotoGP të këtij viti dhe sipas programit rinis aktivitetet në pistë pas dëmtimit të pësuar në muajin tetor të vitit të kaluar.

Kampioni i botës për dy ditë ka bërë xhiro në pistën e Valencias me një motor Ducati Panigale V2 dhe V4 dhe kjo është stërvitja e parë offroad për spanjollin pas paradës në Campioni In Festa ku ai ishte mes protagonistëve duke drejtuar motorin e tij Desmosedici GP.

I udhëhequr nga menaxheri i Ducati Lenovi, Davide Tardozzi, Marquez i mbylli dy ditët e punës intensive me ndjesi më shumë se pozitive. Teksa është në pritje të  eventeve të radhës si prezantimi i skuadrës në 19 janar dhe testeve të para zyrtare të MotoGP në Sepang në 2-4 shkurt, Marc Marquez do të vazhdojë aktivitetet në pistë për t’u kthyer në formën më optimale.

Marc në Valencia xhiroi fillimisht me një Ducati Panigale të veçantë; V2 MM93, e prezantuar në nëntorin e vitit të kaluar e personalizuar duke iu dedikuar atij, dhe Ducati e ri V4 Marquez 2025 World Champion Replica, një motor për koleksion në nder të titullit të fituar nga katalanasi në 2025

Top Channel

DIGITALB DIGITALB