Policia ka arrestuar në flagrancë disa persona, të cilët digjnin goma në afërsi të autostradës, me qëllim për të përfituar telat metalikë që ndodheshin brenda tyre.
Ngjarja u konstatua gjatë kontrolleve të shërbimeve të policisë, të cilat ndërhynë menjëherë në momentin kur personat po kryenin këtë veprim të paligjshëm, duke shkaktuar edhe ndotje të konsiderueshme në zonë për shkak të tymit të dendur.
Sipas uniformave blu, personat e arrestuar po digjnin goma të hedhura, për të nxjerrë prej tyre telat metalikë, me qëllim shitjen e mëvonshme si skrap.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon kontrollet në zonë për parandalimin e rasteve të ngjashme dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe:
proceduan penalisht shtetasit A. G., 34 vjeç dhe D. H., 27 vjeç, pasi më datë 09.01.2026, në fshatin Panaja, dyshohen se kanë djegur me zjarr disa goma automjetesh të përdorura, duke shkaktuar ndotje të ajrit.
Top Channel