Zjarri masiv në kryeqytet tek ish- uzina Dinamo, ende ka riaktivizime vatrash
09/01/2026 08:12
Pas shumë orësh lufte zjarri tek ish uzina Dinamo u vu nën kontroll, por nuk është shuar plotësisht
Herë pas here ka riaktivizime vatrash, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë ende për shuarjen e flakëve.
Në gatishmëri në vendngjarje qëndrojnë dy automjete zjarrfikëse, teksa shkaku i zjarrit ende nuk dihet.
Mendohet se nga flakët janë djegur dhjetëra magazina ose dyqane, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Top Channel