Video/ Përmbytjet nuk kursejnë as varrezat e fshatit Jubë të Durrësit, uji mbulon territorin
09/01/2026 14:33
Përmbytjet e fundit nuk kanë kursyer as varrezat e fshatit Jubë në Durrës.
Uji ka mbuluar të gjithë territorin, ndërsa banorët, që po vuajnë edhe vetë pasojat e përmbytjeve, nuk kanë mundur të kujdesen për banesat e fundit të të afërmve.
Prej katër ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, fillimisht me reshje të dendura shiu dhe më pas me dëborë dhe ngrica.
Deri më tani janë 1587 banesa dhe 13211 hektarë tokë të përmbytura.
Top Channel