Pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në këtë Prokurori, sot Altin Dumani merr ‘dritë jeshile’ për një tjetër rol Përmbytja në disa zona të Durrësit ka lënë pas dëme të mëdha materiale, ndërsa banorët kanë kaluar natën në kushte të vështira.
Një qytetar tregon se ushtria ka ardhur në zonë, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ndihmë sipas tij.
“Situata më keq nuk ka ku shkon, janë bërë dëme materiale, bagëtitë dhe njerëzit kanë ndenjur tërë natën si bufa këtu, vinte ushtria në lokal, flinin në gjumë nëpër makina.
Ndihmat i dërguar po se di ku janë çuar. Morën në familje që ishte me fëmijë të vegjël dhe të tjerët i lanë nën tarraca.
Nuk duan të largohen, se ushtria futet për verifikim dhe bën ndonjë pastrim, ka ik besimi tek këta. Dhe kur vjen deputeti i shkon afër ta pyesësh se çfarë do bëhet, thotë do vijë fadroma këtu, do vij vinçi këtu”, u shpreh një qytetar.
Ndërkohë, një qytetar tjetër është shprehur se biznesi i tij është i gjithë nën ujë.
“Më ka dëmtuar shumë biznesin, nuk e di sa është dëmi, por makinat e punës janë nën ujë dhe janë të kushtueshme. Këtu ka hyrë uji 50 centimetra, kemi që nga dje në orën 6 që jemi në ujë. Tani ka filluar të tërhiqet, por në lagjen Erzen është përmbytur komplet”, u shpreh një qytetar .
Ndërsa një banor i zonës Dushk është shprehur se uji ka arritur deri nën shtëpi dhe ka dëmtuar bagëtitë e banorëve. Ai gjithashtu ka thënë se grupet që bëjnë verifikimet nuk kanë ardhur për t’i parë dëmet.
“Asnjë ndihmë, uji po e mbyt të gjithë fshatin Dushk, janë 150 banorë. Uji në shtëpi ka shkuar një metër, disa më thanë që i ishin mbytur pulat, lopët janë brenda, nuk ka se ku i nxjerr. Nuk kanë ardhur grupet për të bërë verifikimet”, tha një banor i zonës.
Top Channel