U nxorën me gomone nga banesat e përmbytura, qytetarët në Novoselë: Të hapen kanalet kulluese, mos të shkojnë paratë për…

09/01/2026 11:54

Niveli i ujit në Novoselë ka shkuar në 1 metër deri në 1 metër e gjysmë, duke lënë shumë banesa nën ujë.

Kjo ka bërë ndërhyrjen e Forcave të Armatosura, të cilat i erdhën në ndihmë qytetarëve të izoluar, që të largoheshin nga banesat me gomone.

“Gjithë lagja është e mbytur. Qeveria të hapë kanalet kulluese, mos t’i japë lekë atyre që kanë sera dhe s’dinë ku t’i çojnë. Me ato lekë të pastrojë kanalet kulluese. Të mbytura janë edhe bagëtitë. Disa njerëz marrin lekë, o burra se kanë tokë. Po ata që s’kanë tokë, të vdesin ata?”, u shpreh qytetarja.

Një tjetër qytetar tha: “Jemi me njerëz të paralizuar në shtëpi. Dola të marrë ndonjë gjë në shtëpi. Ne na erdhi papritur. Asnjë ndihmë. Shyqyr erdhën këta çunat për të më ndihmuar nënën”.

Qytetari që u nxor me gomone nga banesa e tij tha: “Kemi mamanë e paralizuar. Vetë jemi të sëmurë, me fëmijë të vegjël. Çfarë të themi. Këto janë gjëra të natyrës. Nga shtëpia nuk ka shans të dalësh”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB