Tentoi t’i largohej policisë me çantën me armë zjarri, arrestohet 37-vjeçari në Lezhë, procedohet penalisht dhe vëllai i tij

09/01/2026 12:24

Policia e Lezhës dhe ajo e Kurbinit finalizuan operacionin e koduar “Risku”, duke arrestuar një 37-vjeçar dhe duke proceduar penalisht vëllain e tij, pas gjetjes së armës së zjarrit, municionit dhe sendeve me vlerë të dyshimta.

Ngjarja ndodhi në fshatin Gjormë, ku gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. H. alias E. S., vëllai i tij, L. H., 37 vjeç, hodhi nga muri rrethues një çantë me armë dhe tentoi të largohej me vrap. Ai u kap nga shërbimet e policisë, ndërsa në çantë u gjet një pistoletë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje.

Gjatë kontrollit fillestar në automjetin e shtetasit E. H. alias E. S., u gjetën bizhuteri floriri dhe 4 ora dore luksoze, burimi i të cilave nuk justifikohet, duke bërë që ai të procedohet penalisht.

Operacioni u krye në bazë të informacionit të administruar në rrugë operative dhe përfshiu bashkëpunimin e shërbimeve policore të dy bashkive. Hetimet vijojnë për të përcaktuar burimin e sendeve me vlerë të sekuestruara, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB