Nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Benet Beci dhe bashkëshorten e Evis Berberit

09/01/2026 22:00

Krye-bashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ju dorëzua Gjykatës Antikorrupsion si një funksionar për të cilin kërkohet gjykimi i tij për shkelje të barazisë ne tendera në bashkëpunim me gjashtë të tjerë.

Abuzimi për të cilin Beci është me statusin i akuzuar u mor dyshohet se është kryer gjatë kohës kur mbante detyrën e administratorit të KESH  ku si titullar  përmendet se u sinkronizua me të pandehurit Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Adela Ruko, Rudin Gjoni, Premtim Dauti, duke u paracaktuar krijuar avantazh të padrejtë për një shoqëri gjatë tenderit 700 milionë lekë.

Dosja e hapur në 2024 prej Byrosë Kombëtare të Hetimit mori shkas nga këqyrjet në telefonin e Evis Berberit një tjetër ish zyrtar që ka llogari me drejtësinë në tendera te tjerë e dosje të tjerë.

Berberi sipas SPAK është bashkëshorti i Adela Rukos e cila përfundon e pandehur mbasi u zbulua në biseda dhe rezultoi se si anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave kishte bashkëpunuar për paracaktimin e fituesit.

Në kërkesën për gjykim SPAK thotë Korporata Elektroenergjitike Shqiptare hapi tender për projekt kërkimor me fokus “Zhvillimin Strategjik të Sektorit Energjitik.

Por edhe titullari i KESH, Beci edhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe të njësisë së prokurimit kryen veprime në shkelje të ligjit akuzon SPAK duke nisur nga përllogaritje e fondit limit, hartimi i termave të referencës, përcaktimi i kritereve në dokumentacionin standard të tenderit, deri në fazën e vlerësimit të ofertave.

Të gjitha këto privilegje dyshohet se u kryen në favor të shoqërisë fituese të tenderit “Consulting & Management Albania” .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB