Pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në këtë Prokurori, sot Altin Dumani merr ‘dritë jeshile’ për një tjetër rol Edhe pse niveli i ujit ka shkuar në 1 metër, banorët e zonës së Ferrasit në Fier nuk pranojnë të largohen nga shtëpitë e tyre.
Një i moshuar shprehet se situata është katastrofike dhe se për dy netë ka fjetur në makinë, pasi shtëpia është e pabanueshme nga përmbytjet.
“Jemi në një situatë katastrofike, çdo gjë e përmbytur, brenda dhomat dhe çdo gjë jashtë, që nga shpendët, bagëtitë. I gjetëm të kthyera divanet. Dy natë kemi fjetur në makinë. Ishim të detyruar të hiqnim bagëtitë. Lumenjtë kemi pasur dhe dy të tjerë, por ky është më i rëndi. Ku kemi më shpirt ne të kompensojmë elektroshtëpiaket dhe orenditë shtëpiake, unë jam 70 vjeç, pensionist, ku do gjejmë ne të marrim një vend tjetër për të blerë një banesë. As kredi s’marrim dot. Do detyrohem të ndez dru me zonjën s’e s’kemi ku të shkojmë“, shprehet qytetari.
Një tjetër qytetar thotë se s’ka marrë asnjë ndihmë, ndërsa shprehet i shqetësuar për ngordhjen e pulave, pasi me ato siguronte jetesën.
“Pati çarje të argjinaturës. Banesat janë plot me ujë brenda. Ça të kërkojmë ne? Askush s’të ndihmon, as një shishe me ujë s’na kanë sjellë. Nuk kemi ku të shkojmë. Na ngordhën dhe pulat, me ato ushqehesha, s’e nuk jam i punësuar”, shprehet një tjetër qytetar.
Për një qytetare, natë e mbrëmshme ishte tepër e vështirë, pasi u detyrua të kalonte natën në një kasolle.
“Mbrëmë në darkë na erdhi me rrëmbim të madh uji. Jemi gdhirë në një kasolle të vjetër tërë natën, as qentë nuk rrinë atje. Uji shkoi më shumë se 1 metër brenda shtëpisë. Ne masat i kishim marrë, por uji kaloi murin dhe hyri brenda në shtëpisë. Dëmi është tepër i madh. Presim verifikim të dëmeve, erdhën ata sot, por na thanë që do vijnë prapë. Ku kemi mundësi ne të blejmë mobilje të reja, jam 66 vjeçe”, rrëfeu ajo.
Top Channel