Pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në këtë Prokurori, sot Altin Dumani merr ‘dritë jeshile’ për një tjetër rol Situata në territorin e Qarkut Lezhë paraqitet e qetë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit nuk janë regjistruar reshje shiu, por problem mbeten temperaturat nën zero gradë, të cilat kanë sjellë ngrica në disa segmente rrugore.
Në Njësinë Administrative Fushë Kuqe (Adriatik, Golem, Patok) raportohet rritje e moderuar e nivelit të ujërave, si pasojë e çarjes së argjinaturës në krahun e Durrësit, një problematikë e njohur dhe e monitoruar. Kjo zonë vijon të mbetet “zonë e kuqe” dhe do të mbahet në gatishmëri për çdo përkeqësim të mundshëm të situatës, përfshirë edhe evakuime në rast reshjesh të reja.
Në Gjorëm, Njësia Administrative Mamurras, raportohet tërheqje e konsiderueshme e ujërave të kanalit KUL dhe nga tokat bujqësore. Po ashtu, ka pasur tërheqje të lehtë të ujërave edhe në lagjen Kotec të fermës Sanxhak.
Gjatë ditës së sotme do të vijojë puna për forcimin e argjinaturave të KUL në territorin e Mamurrasit, pastrimin e inerteve dhe grykëderdhjeve të përrenjve, rehabilitimin e rrugës së Tugëve në Gjorëm, si dhe rifillimin e punimeve në aksin Skuraj–Vinjollë, me ndihmën edhe të mjeteve të Forcave të Armatosura.
Grupet e punës për vlerësimin e dëmeve do të jenë në terren për verifikimin e dëmeve në banesa, toka bujqësore dhe infrastrukturë rrugore. Për ditën e sotme janë angazhuar rreth 50 forca dhe mjete të shumta, përfshirë eskavatorë, mjete zjarrfikëse, mjete transporti të bashkive dhe subjekteve private.
Nga Bashkia Lezhë bëhet me dije se ekipet e përbashkëta me specialistë të emergjencave civile, bujqësisë dhe urbanistikës vijojnë punën në terren për pastrimin e mbeturinave, pusetave, urave dhe tombinove, si dhe për largimin e ujit nga bodrumet me mjete të MZSH-së.
Në Bashkinë Mirditë, reshjet janë ndërprerë, por temperaturat e ulëta kanë sjellë prezencë akulli në disa segmente të shkurtra rrugore. Nuk raportohen rrugë të bllokuara, ndërsa gjatë ditës do të angazhohen forca dhe mjete për monitorimin e situatës.
Nga DRUK raportohet se puna vijon pa ndërprerje me të gjitha mjetet dhe personelin në terren. Gjatë natës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në hidrovorët Droj, Shëllinzë dhe Tale, për rreth 3 orë e gjysmë, si pasojë e ndërprerjes nga tensioni i lartë i transmetimit Burrel, por situata është normalizuar.
Strukturat vendore dhe ato të emergjencave civile vijojnë monitorimin e situatës dhe mbeten në gatishmëri për çdo zhvillim të mëtejshëm.
Top Channel