“O miku im, po e tepron. S’më imponohet mua kush me zor”, Rama debat me fermerin në Divjakë: Jeni 500 veta këtu, do bëhej lemeri nëse… Prefektja e Vlorës, Evis Allushi, ka inspektuar zonat e përmbytura në fshatin Bishan, njësia Administrative Novoselë, Vlorë.
Prefektja ka theksuar se aktualisht ka patur një ulje të ndjeshme të nivelit të lumit Vjosë krahasuar me një ditë më parë. Situata mbetet nën monitorim në fshatin Bishan, aty ku ka prani të ujit në banesa, por fatmirësisht pa dëme. Strukturat janë në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve, ndërsa janë evakuuar 13 familje nga e gjithë zona.
“Situata gjatë ditës së sotme është përmirësuar. Ka ndryshim në nivelin e Vjosës. Fshati Bishan ka pasur problematika që nga mbrëmja e djeshme, me prani të lehtë uji. Nuk kemi përmbytje të banesave. U kemi ardhur në ndihmë banorëve”, shprehet ajo.
Në fshatin Bishan problematikat erdhën gjatë natës pas daljes nga shtrati i lumit Vjosë, duke shkaktuar vështirësi në banesa të kësaj zone.
Top Channel