18-Vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Spiropali: Ditë që kujton sakrificën, qëndresën dhe vendimin e një populli për të jetuar i lirë
Arqilea Koça zgjidhet Zëvendësprokurori i ri i Përgjithshëm.
Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha.
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela emëroi Koça pasi mori edhe mendimin e prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshme në mbledhjen përkatëse.
Koça drejton Drejtorinë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme dhe është emëruar si prokuror në këtë institucion nga viti 1994, duke kontribuar në të gjitha aspektet e aktivitetit të institucionit si dhe duke drejtuar sektorë e drejtori të ndryshme.
Me një eksperiencë 30-vjeçare, Koça e ka nisur karrierën në sistemin e Prokurorisë Shqiptare në vitin 1989 si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka drejtuar Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Devoll deri në vitin 1994, kohë kur u emërua në Prokurorinë e Përgjithshme.
Ai është diplomuar si jurist në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, Dega Drejtësi, Universiteti i Tiranës në periudhën 1985-1989 dhe ka titullin “Master”.
Ai ka qenë gjithashtu pedagog i jashtëm në Fakultetin e Drejtësisë (Universiteti i Tiranës), në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti “Luarasi”, Shkollën e Magjistraturës si dhe ekspert i trajnimit vazhdues në këtë të fundit.
Koça është autor i disa monografive dhe manualeve kryesisht në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimit kibernetik.
Top Channel