Pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në këtë Prokurori, sot Altin Dumani merr ‘dritë jeshile’ për një tjetër rol
Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pas një ndjekje nga policia njëjtë si në filmat aksion.
Sipas mediave italiane, shqiptarët janë pikasur fillimisht në autostradë pranë Pianturcano, ku duke drejtuar një BMW gri, janë futur me shpejtësi nëpër parakalime e më pas në korsinë e kundërt.
Shpejt janë konstatuar nga policia, të cilët kanë ngritur bllokada duke tentuar ndalimin e tyre sa më parë, me frikën se mund të shkaktonin aksidente të shumëfishta.
Ndërsa një prej patrullave ka mundur t’i ndalojë, shoferi fillimisht ka ndaluar makinën, por më pas i ka dhënë sërish gaz duke i ikur policisë.
Ndjekja ka vijuar në ‘zig-zag’ mes autostradës, deri sa ka shoferi ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e shpejtësisë dhe është përplasur në anën e rrugës, në disa fusha.
Por edhe pse të aksidentuar të dy shqiptarët kanë tentuar që të arratisen me këmbë, por janë arrestuar.
Në bagazhin e mjetit janë gjetur mjete që dyshohet se përdoren për të vjedhur. Krahas akuzës për tejkalim shpejtësie dhe rrezik dhe qarkullim kundër rregullave, hetimet kanë nisur për të parë nëse ata janë të përfshirë në ndonjë grabitje.
Top Channel