Pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në këtë Prokurori, sot Altin Dumani merr ‘dritë jeshile’ për një tjetër rol Nga tryeza e opozitës, biznesmeni Nikollaq Neranxi ngriti shqetësimin se sipas tij, krimi ka kapur sektorin ushqimor në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij, ai tha se mafia ka shkatërruar konkurrencën dhe ka krijuar monopole në treg duke shitur produkte të skaduara, apo me substanca të rrezikshme.
“Për të mos përsëritur vështirësitë me taksat të larta, kam zgjedhur një problematikë që e njoh mirë. Mafia sot në Shqipëri ka kapur një sektor jetik, atë të ushqimit, më pak i ekspozuar në krahasim me sektorin e ndërtimit. Sa i përket konsumatorëve, kur mafia investon, ulen të gjitha standardet e sigurisë ushqimore. A guxon njeri t’i kërkojë llogari atyre me produkte të skaduara, apo me përbërës kancerogjenë. Po u shesin konsumatorëve vdekjen e ngadaltë, asnjë nuk guxon tu afrohet. Problemi i dytë është shkatërrimi i konkurrencës. Biznesi Neranxi, është në këmbë sepse ky regjim e gjeti me themele të forta dhe këmbëngulje për të punuar shumë“-tha biznesmeni.
Neranxi shtoi se edhe bashkëpunëtorët e biznesit të tij po largohen, për shkak se janë kërcënuar.
“Aktiviteti ynë është bërë shumë i vështirë, duket sikur shkojmë në luftë jo në punë. Gangsterët terrizojnë klientët tanë. Na thonë jemi të kërcënuar, duhet të blejmë te ata. Pak muaj më parë terrizuan një nga bashkëpunëtorët tanë. Më kanë ofruar para tha ta hiqja përfaqësinë tuaj, dhe më kërcënuan. Ky nuk është një rast i izoluar. Pak javë më parë mësuam se një biznesmen u mor peng dhe u dërguan te bandat, të nesërmen kryeministri bën takim me biznesmenët. Askush nuk i bëri një pyetje ekzistenciale. Kush na e siguron ne jetën dhe biznesin“-shtoi ai.
Sipas tij, “kjo është ngjarje skandaloze, prandaj jemi kthyer në Sinaloa. Mafia ka investuar në sektorin ushqimor, të gjitha jashtë standardit dhe të falsifikuara. Çfarë bëri Italia për ta luftuar këtë fenomen, i trajtojnë si krim i organizuar. U aplikua konfiskimi i pasurive. Pres që drejtësia dhe opozita ta ketë në fokus këtë problem. 10 vite më parë më arrestuan në biznesin tim se dikush kishte parkuar aty ku nuk lejohej. I bëj një sms z.Berisha që ta denonconte këtë problem. Ama sot nuk bëjnë më gabime të tilla të bien në sy, sot janë gangster. Disa vite më parë i bëra thirrje himarjotëve të bashkohemi dhe të mos na i marrë mafia pronat, ata nuk e prishën rutinën e tyre. Kaloi shumë vite dhe pronat po grabiten përditë. Betejat tona duhet t’i bëjmë vetë”.
Top Channel