SPAK i ka akoma duart e lidhura për imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku, por të lira për të kontrolluar ndaj çdo subjekti të përfshirë në dhjetëra tendera nën hetim.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se pas 52 kontrolleve që i mbylli para festave, Erjon Çela si gjyqtar i hetimit paraprak ka aprovuar sërish kontrolle të tjera tek një rreth prej 20 personash dhe firmash nën verifikim, mes tyre juristë, administrator kompanish të përfshirë në procedurat e prokurimeve të loteve, biznesmenë dhe vartës të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Rikthimi në institucione i Byrosë Kombëtare të Hetimit me urdhër të SPAK ndodh në kohën kur disa veprime hetimore është vlerësuar të kryhen mbas festave dhe për shkak të informacioneve se disa nga subjektet në fushën e biznesit gjendeshin jashtë vendit. SPAK pranon në rrugë jo zyrtare se ka sekuestruar telefonë dhe praktikë dokumentare për gati 10 tendera kryesisht të lidhura ne Unazën e Madhe në Tiranë dhe lotet e saj.

Sakaq Këshilli i Mandateve nuk ka caktuar ende një datë se kur do të mbahet mbledhja ku kërkohet heqja e imunitetit me argumentin se prokurorët do kërkojnë masë të të ashpër se ajo që është aktualisht në fuqi ajo e ndalimit për të dalë jashtë vendit.

Një masë e dytë ajo e pezullimit nga detyra vazhdon të jetë e pezulluar me vendim të Gjykatës Kushtetues që zbret në seancë plenare në 22 janar, mbasi kryeministri kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes me gjykatën e posaçme dhe SPAK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB