Një 60-vjeçar, i cili ka goditur ne sëpatë qenin e një 43-vjeçari është proceduar.

Në përfundim të veprimeve procedurale-hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin  R. Ç., 60 vjeç, banues në fshatin Medar, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë (sëpatë), qenin e shtetasit P. K..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB