Pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në këtë Prokurori, sot Altin Dumani merr ‘dritë jeshile’ për një tjetër rol Zyrtarët e Minesotës ankohen se FBI-ja u ka bllokuar qasjen në hetimin për vrasjen e 37 vjeçares nga një agjent i Shërbimit Amerikan të Emigracionit dhe Doganave (ICE).
Protesta të mëdha shpërthyen në Minneapolis e Neë York pas vdekjes së Renee Nicole Good, e cila ndërroi jetë të mërkurën pasi u qëllua me armë zjarri brenda makinës së saj.
Zyrtarët kanë dhënë versione të ndryshme të incidentit: administrata Trump pretendon se agjenti i ICE veproi në vetëmbrojtje, ndërsa zyrtarët lokalë insistojnë se gruaja nuk përbënte asnjë rrezik. Më vonë u mësua se Renee- një poete, dhe nënë e tre fëmijëve- kishte vetëm një vit që ishte zhvendosur në Minneapolis.
Sipas BBC-së, në momentin e incidentit ajo ndodhej aty si vëzhguese ligjore e aktiviteteve të Agjencisë se Emigracionit dhe Doganave, por administrata Trump e përshkroi si një “terroriste vendase” që tentoi të shtypte më makinë efektivët, të cilët po kryenin punën e tyre. Në një kthesë dramatike të ngjarjeve, Dreë Evans, drejtori i Byrose Shtetërore te Kapjes Penale BCA në Minesota, pohoi se zyra e Prokurorit të SHBA-së e ka urdhëruar përjashtimin e hetuesve shtetërorë.
“Hetimi tani do të drejtohet vetëm nga FBI-ja. BCA nuk do të ketë më qasje në provat materiale të kësaj çështjeve apo intervistat e dëshmitarëve,” tha Evans, duke shtuar se ky vendim pengon një hetim të pavarur. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, mbrojti lëvizjen duke deklaruar prerë se autoritetet e Minesotës “nuk kanë asnjë juridiksion në këtë hetim”.
Kjo solli reagimin e ashpër të Guvernatorit Tim Walz dhe Prokurores së Qarkut Mary Moriarty, të cilët paralajmëruan se pa përfshirjen e shtetit, do të jetë e vështirë të besohet në një rezultat të drejtë e të pavarur.
Top Channel