18-Vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Spiropali: Ditë që kujton sakrificën, qëndresën dhe vendimin e një populli për të jetuar i lirë
Prokurori Gjergji Ceka nuk e ka thyer disiplinën por gjithsesi ka shkelur etikën, një pikë për të cilën ILD thotë se do i drejtohet Këshillit të lartë të Prokurorisë për vlerësimin etiko profesional.
Ky është rezultati i inspektorit të Lartë të drejtësisë hapur mbas incidentin me avokatit Uljan Bajrami, i cili pas një debati në seancë gjyqësore u arrestua.
‘Debati përmbante qëndrime nga avokati, se do të merrej personalisht me prokurorin e të gjithë oficerët e policisë dhe kundërpërgjigjen e prokurorit, se avokati do arrestohej për këto deklarime. Rezulton që gjyqtarja t’i ketë tërhequr vëmendjen avokatit dhe prokurorit lidhur me etikën në sjellje ndaj njëri-tjetrit e për t’u fokusuar tek faktet, duke nënvizuar se janë ato që bindin gjykatën” deklaron inspektori për ngjarjen që solli reagimin e komunitetit të avokatëve pak kohë më parë.
ILD shton se prokurori nuk është vetpërmbajtur dhe ka shkelur rregullat e solemnitetit të gjykimit. Ndërkohë që për sjelljen e gjyqtares Megi Strakosha , ild deklaron se nuk konstatohet të ketë shkelur rregullat e solemnitetit dhe rregullat e sjelljes në marrëdhënie me palët.
Rezulton që prokurori të mos jetë vetëpërmbajtur dhe të ketë shkelur rregullat e solemnitetit dhe etikën në komunikim. Marrja e fjalës disa herë në seancë pa lejen e gjykatës, pavarësisht se është formë reagimi e nxitur nga thëniet dhe shprehjet e avokatit, nuk ka qenë në nivelin më të lartë të standardeve etike. Standardet etike nuk zbatohen vetëm gjatë përmbushjes së detyrave e respektimit të ligjit si çdo person tjetër, por edhe duke u sjellë me integritet, ndershmëri, vetëpërmbajtje dhe diskrecion, si gjatë dhe jashtë ushtrimit të detyrës.
Personaliteti i magjistratëve si dhe respektimi në mënyrë strikte i standardeve etike në punë e jashtë saj kanë rëndësi të jashtëzakonshme për besueshmërinë ndaj individëve, pjesëmarrësve në procese gjyqësore, sistemit të drejtësisë në tërësi si dhe vetë autoritetin e institucioneve shtetërore në veçanti.
Top Channel