Përkeqësohet situata te Arrat e Gurrës, ndalohet çdo lëvizje. Izolohet plotësisht aksi Librazhd-Prrenjas Në fshatin Bishan të njësisë administrative Novoselë, situata është përkeqësuar që prej orës 02:00 të mëngjesit dhe vijon ende.
Si pasojë e rritjes së ndjeshme të prurjeve të lumit Vjosë, rreth 20 banesa janë përmbytur. Edhe pse gjatë ditës së sotme niveli i lumit ka shënuar rënie, uji vazhdon të jetë i pranishëm në banesat e banorëve.
Familjarët shprehen të shqetësuar, pasi kanë kërkuar ndërhyrje dhe ndihmë nga institucionet përkatëse, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë reagim.
“Në orën 2 të mëngjesit uji arriti në pikën kritike. E kam pastruar me fshesë, gruan e kam të paralizuar dhe e kam përballuar vetëm. Interesimi ka qenë zero. Uji brenda ka hyrë 70 pond”, shprehet qytetari Petrit Alia për korespodentin e Top Channel, Mikel Marsi.
Top Channel