Zyrtari i NATO kërcënon SHBA: Po morët Groenlandën, do marrim bazat amerikane në Europë!
Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, deklaroi se është shumë e vështirë të arrihet një rezultat i drejtë pas të shtënave fatale të ndodhura një ditë më parë, ku u përfshi një oficer i Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE), ku mbeti e vrarë 37-vjeçarja.
“E them këtë sepse njerëz në pozita pushteti kanë dhënë tashmë gjykime. Nga presidenti te zëvendëspresidenti, deri te Kristi Noem, kanë dalë publikisht dhe kanë thënë gjëra që janë të verifikueshme si të rreme dhe të pasakta”, u shpreh Walz, sipas ‘CNN‘.
“Kur Kristi Noem u shfaq dje njëkohësisht si gjykatëse, juri dhe ekzekutore, është shumë e vështirë të besohet se do të ketë drejtësi”, tha ai.
Gruaja e vrarë në makinën e saj nga një agjent i emigracionit ishte poete dhe nënë e një vajze dhe dy djemve. Nëna e saj tha se ajo ishte “e tmerruar” ndërsa përpiqej të largohej nga incidenti në Minneapolis.
Renee Nicole Good, 37 vjeçe, ishte në timonin e makinës kur u përpoq të largohej nga oficerët që po kryenin bastisje të emigracionit në Minneapolis të mërkurën. Përplasja u filmua në video.
Ajo u akuzua se tentoi të godiste agjentët me makinën e saj, përpara se një nga oficerët të qëllonte të paktën dy herë, duke e vrarë.
Donna Ganger i tha Minnesota Star Tribune se viktima ishte vajza e saj. Ganger tha se Good jetonte në zonën e Twin Cities me partnerin e saj.
Top Channel