Situata nga reshjet në vend, reagon Delegacioni i BE në Shqipëri: Të gatshëm të ndihmojmë shqiptarët për të përballuar motin ekstrem

08/01/2026 18:26

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet në vend, duke u shprehur se po e ndjek nga afër zhvillimin e ngjarjeve.

Me anë të një njoftimi në rrjetin X, delegacioni është shprehur se së bashku me Shtetet Anëtare, BE është e gatshme të mbështesë popullin shqiptar në përballimin e motit ekstrem, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Unionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB