Dëbimi i saj shkaktoi protesta në gjithë Spanjën, ndërron 87-vjeçarja pas betejës për shtëpinë ku jetoi për më shumë se 7 dekada
Presidenti i Kongresit venezuelian, Jorge Rodriguez, tha sot se qeveria ka vendosur të lirojë një “numër të konsiderueshëm” të burgosurish politikë në orët në vijim, si venezuelianë ashtu edhe të huaj, me qëllim që të “kontribuojë në përpjekjet për unitet kombëtar”.
Lirimet, një kërkesë e përsëritur nga opozita e vendit, përbëjnë një gjest paqeje, tha Rodriguez, duke shtuar se veprimi është i njëanshëm dhe nuk është rënë dakord me asnjë palë tjetër.
“Qeveria bolivariane, së bashku me institucionet shtetërore, ka vendosur të lirojë një numër të konsiderueshëm venezuelianësh dhe të huajsh, dhe këto procese lirimi po ndodhin tani”, tha Rodriguez në një video të transmetuar në kanalin publik lokal TeleSur. Ai tha se lirimi ishte një “gjest i qeverisë… me një qëllim më të gjerë për të ndjekur paqen”.
Anëtarët e administratës Trump u kanë thënë ligjvënësve amerikanë se ia kanë bërë të qartë Venezuelës se duhet të lirojë të burgosurit politikë.
Top Channel