Po ndihmonte banorët e Durrësit gjatë përmbytjeve, kamioni i ushtrisë përmbyset në ujë

08/01/2026 22:30

Dalja e lumit Erzen nga shtrati ka shkaktuar përmbytje në fshatin Katund i Ri, në qarkun e Durrësit.

Si pasojë, disa zona të banuara janë mbuluar nga uji.

Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në disa lagje të fshatit, për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Forcat e emergjencave dhe ushtria janë angazhuar për menaxhimin e situatës dhe për ndihmë ndaj banorëve të prekur.

Gjatë përpjekjeve për të shkuar në zonat e përmbytura, një kamion i ushtrisë është aksidentuar dhe është përmbysur në ujë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB