“Nuk pagoi dëmin e shkaktuar të automjetit që mori me qira”/ Babë e bir kërcënuan me sëpatë 38-vjeçarin, procedohen të dy
08/01/2026 10:21
Babë e bir nga Berati janë proceduar pasi kanë kërcënuar me sëpatë një 38-vjeçar.
Sipas uniformave blu, shtetasit me iniciale Xh. K., 64 vjeç dhe E. K., 22 vjeç, babë e bir, pretendojnë se 38-vjeçari nuk iu ka paguar dëmin e shkaktuar automjetit të marrë me qira
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Xh. K., 64 vjeç dhe E. K., 22 vjeç, babë e bir, banues në Berat, pasi dyshohet se kanë kanosur me mjet prerës (sëpatë), një shtetas 38 vjeç, me pretendimin se nuk iu ka paguar dëmin e shkaktuar automjetit të marrë me qira nga 2 të proceduarit“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel