Shtëpia e Bardhë: Lirimi i të burgosurve në Venezuelë shembull i ndikimit të Trump Dy anije pasagjerësh u përplasën në portin e Pireut mëngjesin e së enjtes si pasojë e erës së fortë dhe motit të keq që mbizotëron vendin.
Roja bregdetare njoftoi se mjetet lundruese prekën njëri tjetrin pasi njëri prej trageteve që po tentonte të ankorohej në bankinë, u shty prej erës dhe goditi një tjetër traget të ankoruar më herët.
Për fat nuk pati dëme në njerëz por vetëm dëme të vogla materiale.
Situata në portet e vendit mbetet e vështirë për shkak të erës së fortë që fryn në pothuaj gjithë vendin, çka ka sjellë ndalim të lundrimit të pothuaj gjithë trageteve të linjave që lidhin Greqinë kontinentale me ishujt e shumtë të vendit.
Instituti meteorologjik paralajmëroi se densiteti në shumë zona detare do të kalojë 9-10 ballë det ndërsa moti i keq dhe reshjet do të mbulojnë pjesën më të madhe të vendit.
Mbrojtja civile njoftoi banorët dhe udhëtarët në zonën e Epirit, të ishujve Ionianë dhe Trakës lindore të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë 24 orëve të ardhshme për shkak të kushteve ekstreme të motit.
Top Channel