Ulet niveli i Vjosës, 80 familje të prekura nga përmbytjet në Fier dhe rreth 700 ha tokë bujqësore Rreth 80 ha tokë bujqësore është nën pushtetin e ujit në njësinë administrative Cakran të bashkisë Fier.
Dëmet në të mbjella janë tepër të mëdha ka pohuar kryeplaku i fshatit Selishtë, Ferrik Myftaraj, ndërsa ka theksuar se uji rrezikon të dalë në autostradën Levan- Tepelenë.
Një situatë e tillë nuk është parë prej 7 vitesh në zonë thotë Muftaraj, ndërsa thekson se bllokimi i autostradës do të paralizonte lëvizjen e automjeteve.
“Këtu është baza e lumit. Që në 2016 lumi nuk dalë, atëherë doli nga shtrati dhe autostrada u mbush me ujë. Për 70 pond, uji del në rrugë dhe bllokon autostradën Levan-Tepelenë. Ka bërë dëme të mëdha. Mbi 80 hektarë tokë janë nën ujë, të mbjella të gjitha dhe të shkatërruara. Rrezikohen dhe shkatërrimi i kanaleve”, u shpreh kryeplaku i fshatit.
Kujtojmë se në zonën e Ferrasit janë përmbytur rreth 27 banesa dhe për pasojë është urdhëruar evakuimi i banorëve.
Top Channel