Vijojnë reshjet e shiut, lumi Vjosa në pikë kritike për të dalë nga shtrati, Emergjencat Civile në terren

07/01/2026 19:34

Emergjencat civile të bashkisë Fier, së bashku me kryebashkiakun Armando Subashi janë duke monitoruar në terren situatën e krijuar nga reshjet e shiut.

Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni bën me dije se ata janë përqendruar përgjatë argjinaturës së Çervenit ku dy fadroma dhe mjete të tonazhit të rëndë janë duke punuar për riparimin e disa segmenteve të rrezikuara nga dalja e lumit Vjosë.

Aktualisht niveli i lumit Vjosë ka shkuar në 8,6 metra ndërsa janë të evakuuara 13 familje. Situata nën monitorim dhe shpresohet që situata të përmirësohet referuar edhe prurjeve në lumin Vjosë nga zona e Memaliaj.

Reshjet tashmë po bien me intensitet të lartë duke e bërë situatën alarmante.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB