U arrestuan gjatë protestës, lirohen 4 protestuesit e “Shqipëria Bëhet”

07/01/2026 18:00

Gjykata ka cilësuar të paligjshëm arrestimin në flagrancë të qytetarëve gjatë protestës së Shqipëria Bëhet, më 4 janar para Kryeministrisë.

Si pasojë ka urdhëruar lirimin e tyre. Pas protestës, policia shoqëroi Adriatik Lapajn, arrestoi disa persona, si dhe nisi hetime penale ndaj të tjerëve.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 1 arrestuan Ergys Llanajn, Alfred Matoshit, Edison Haklajt dhe Eligert Himën, të cilët u lanë të lirë sot nga gjykata.

Ata i kanë lënë ambientet e paraburgimit rreth orës 18;00.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB