Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë 21/02 19:37
Një autobus shkolle që transportonte shtatë nxënës të shkollës fillore nga Cervaro, në provincën e Frosinone në Itali, doli jashtë kontrollit dhe u përmbys në kthesë dhe dyshohet për shkak të shpejtësisë së lartë teksa po përshkonte kthesën.
Sipas medias, fëmijët u detyruan të dalin nga automjeti duke thyer xhamin e pasmë. Fatmirësisht, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, por të tronditur nga ngjarja. Njëri prej nxënësve u dërgua në pasi kishte pësuar një mavijosje të lehtë në kokë.
Në vendngjarje mbërritën oficerët e policisë, të cilët po kryejnë hetime për të rindërtuar rrethanat dhe shkaqet e sakta të aksidentit.
Top Channel